Categories Lajme

Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje të pakta shiu…

Orët e para të mëngjesit pritet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë pjesërisht në Qendër dhe Jug të Shqipërisë.

Ndërsa duke filluar në orët e mesditës dhe në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë vendin.Në ultësirën perëndimore do të ketë edhe intervale të gjata me kthjellime. Ndërsa në zonat malore mbeten prezente vranësirat kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës mbetet në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve me kthjellime. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë orëve të mesditës.

Ndërsa vranësirat gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të pësojnë herë pas here zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm, ku minimalet gjatë mëngjeseve do regjistrojnë -4°C dhe maksimalet gjatë mesditës do të ngjiten deri në 10°C.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV për gjatë gjithë ditës së enjte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më prezente kthjellimet pritet të jenë në orët e mesditës dhe pasdites.

Ndërsa vranësirat herë pas here parashikohet të zhvillohen në MV, duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Në skajin Verior dhe Jugor do të ketë reshje të pakta shiu. Por në pjesë tjetër të vendit reshjet e pakta do të jenë në formë dëbore.

Rajoni dhe Evropa

Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit Evropian parashikohet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Ndërsa me vranësira, reshje shiu dhe stuhi ere paraqiten Ishujt Britanik.

Gjithashtu nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme do të jetë pjesërisht Evropa Qendrore dhe rajoni i Ballkanit, ku vranësirat do të gjenerojnë reshje.

Por pjesa tjetër e Jugut të kontinentit pritet të jetë më alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të kontinentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME