Categories Lajme

Parkime me pagesë në Shëngjin, tarifimi nis në sezon turistik

Duke nisur nga ky sezon turistik, parkingjet publike në Shëngjin do të jenë me pagese. Vendimi është marrë nga Bashkia e Lezhës e cila nga ana tjetër ende nuk ka vendosur përfundimisht tarifën që do të paguhet nga vizitorët në zonën turistike.

Koha e parkimit falas në Shëngjin ka mbaruar. Duke nisur nga ky sezon turistik, parkimet publike në zonën turistike do të jenë me pagesë.

Në Bashkinë e Lezhës, argumentojnë vendimin me faktin se hapësira publike është një ndër asetet kryesore që njësia vendore krijon të ardhura, por thonë se çmimi nuk do të jetë i lartë për të rënduar në xhepat e vizitorëve.

Ermal Pacaj: Hapësirat publike do të jetë me pagesë. Ne si bashki po bëjmë një studim që nuk do të vrasë turistët. 400 vende parkimi nuk mund të jenë vetëm për 400 turistë. Duhet të jenë për të gjithë.

Të ardhurat thuhet se  do të përkthehen në shërbime dhe investime për zonën turistike të Shëngjinit.

Ermal Pacaj: Hapësira publike Shëngjinin është një hapësirë ku mund të gjenerojmë të ardhura që do të kthehen në investime për turizmin.  Sipas të dhënave në të gjithë Shëngjinin janë rreth 400 vend parkime publike dhe përmes vendosjes se pagesës synohet që të shmanget dhe kaosi në lëvizje që krijohet gjatë sezonit turistik. /Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME