Shtatori do të ndezë edhe motorët e politikës e cila prej më shumë se një muaji duket se ka bërë një pause nga mbledhjet dhe aktivitetet publike. Socialistët do t’ia nisin në datën 2 shtator me mbledhjen e asamblesë së PS. Asambleja do të nisë në orët e paradites së enjtes në Pallatin e Kongrese. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se këtë javë do të shpallë kabinetin e ri qeveritar në mandatin e tretë të qeverisjes së socialistëve.
Categories
Lajme