Categories Lajme

Pas gjyqtares Margjeka, GJKKO zbut masën e sigurisë dhe për bashkëshortin e saj

Gjykata e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Careën, bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka të arrestuar për korrupsion. Gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak për Carën, pas kërkesës së avokatëve të tij mbrojtes.

Sipas prokurorisë Cara akuzohet se mori një shumë prej 6 mijë eurosh, duke ia dhënë bashkëshortes së tij, për të ndryshuar masën e sigurisë për një të arrestuar për trafik klandestinësh. Më herët gjykata ka ndryshuar edhe masën e sigurisë për Margjekën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Margjeka pretendoi se arrestimi i saj erdhi pasi i refuzoi mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të 2019. Madje Margjeka deklaroi se ato zgjedhje ishin nul.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME