Categories Lajme

Pas mbylljes së doganës së Kapshticës, Greqia shton masat dhe në Kakavijë, ja çfarë po ndodh me shqiptarët

Pas mbylljes së Kapshticës, pala greke ka vendosur të shtrëngojë rregullat e verifikimit edhe në pikën kufitare të Kakavijës, e vetmja pikë hyrëse në Greqi. Kështu, që prej mëngjesit të sotëm, të gjithë personat që kalojnë në këtë pikë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë (rapid test), përgjigjja e të cilit duhet të merret në vend dhe në vazhdim do të lejohet kalimi në doganë.

Për këtë arsye, në Kakavijë pala greke ka vendosur t’i fusë në grupe të vogla personat që kalojnë, i teston dhe pasi jepen përgjigjet e testeve, portat hapen sërish për të hyrë grupi i radhës. Pala greke ka kërkuar mirëkuptimin e kalimtarëve që përdorin këtë pikë, pasi sipas saj është e vetmja mënyrë që të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pika e Kakavijës, në kushtet të cilat janë krijuar prej përhapjes masive të Covid-19 në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME