Categories Lajme

Pas pesë muajsh në detyrë, shkarkohet drejtori i Burgjeve Stefan Çipa

Përsëri ka pasur ndryshime në drejtorinë e Burgjeve. Mësohet se, Stefan Çipa është shkrakuar nga posti si drejtor i Burgjeve. Çipa qendroi në këtë pozicion 5 muaj, ku zëvendësoi Arben Çukon. Deri më tani ende nuk dihet se kush do e marr drejtimin e Burgjeve.

Stefan Çipa ka mbajtur më herët edhe detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm.

Stefan Çipa u lind më datë 20 Janar 1959, në Sarandë. Ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor dhe për Shkenca Ekonomike. Në vitin 1991, zgjidhet Kryetar i Komitetit ekzekutiv pluralist në Sarandë. Në zgjedhjet e vitit 1997, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të pare, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera.

Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funk­sionin e zv/kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar. Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Ka njohuri të mira të gjuhës angleze dhe greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME