Lajme

Pas provokimit me hartën, Vuçiç ‘dorëzohet’ para zyrtares së OKB-së: Jemi gati për dialog me Kosovën

Pak ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka provokuar Kosovën, duke postuar në Instagram një foto të hartës të Kosovës të mbështjellë nga flamuri sërb.

Ditën e sotme mesa duket Vuçiç është tërhequr nga ky provokim, teksa ka deklaruar gjatë takimit me shefen e zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Marie Yamashit, se është i gatshëm për dialog me Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromis, në zgjidhjen e çështjeve rajonale, përfshirë dialogun me Kosovën. Sipas mediave serbe, mes tjerash Vuçiç ka pohuar se Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

Puna e Zyrës së saj është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se është një lidhje me Misionin e OKB-së në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia i kushton një rëndësi të madhe punës së UNMIK-ut.

”Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga 1999, është garantuesi i statusit të neutralitetit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: