Categories Lajme

Pas tërmetit fillojnë përgatitjet për rifillimin e mësimit, ministrja Shahini sqaron situatën

Ministria e Arsimit ka njoftuar se është gati plani për zhvendosjen e nxënësve nga shkollat e dëmtuar për të filluar më pas normalisht mësimin. Sipas ministres Besa Shahini, rifillimi i mësimit do të bëhet me fleksibilitet në ditët e para dhe do të fillohet me një informim për t’u mbrojtur dhe më pas për të marrë masa në rast emergjence. Në këtë kuadër, MASR ka vënë në dispozicion dhe ka publikuar gjithashtu edhe draft-udhëzimin mbi marrjen e masave të para mbrojtëse në rast emergjencash.

“Tre ditët e para le ta nisim me fleksibilitet mësimin dhe të mësojmë ndjesitë e nxënësve, në mënyrë që ta kalojmë këtë gjendje emocionale që la pas tërmeti i 26 Nëntorit dhe pas-tërmetet që vijuan. Çdo shkollë tashmë ka një plan të qartë dhe të detajuar për mbrojtjen ndaj dukurive natyrore siç është tërmeti, si dhe për daljen emergjente të të gjithë nxënësve dhe mësuesve nga godinat e shkollave. Çdo kat ka një koordinator përgjegjës për daljen emergjente”, u shpreh ministrja.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna intensive për të rifilluar mësimin në shkollat e padëmtuara në zonat më të prekura nga tërmeti. Njëkohësisht, është gati plani i zhvendosjes si dhe është siguruar transporti i të gjithë nxënësve nga shkollat e dëmtuara drejt shkollave pritëse.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka inspektuar nga afër shkollën e dëmtuar 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj, Vorë.

Më pas, ka zhvilluar një takim me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Marqinet”, Vorë, e cila do të jetë edhe shkolla pritëse për nxënësit e shkollës “Ramazan Subashi”.

Shkolla e dëmtuar është afërsisht 5 km nga shkolla pritëse dhe për këtë Ministrja Shahini nënvizon se “Transporti i nxënësve është siguruar tashmë nga Zyra Vendore Arsimore Vorë dhe mësuesit do t’i shoqërojnë nxënësit nga Marikaj tek shkolla pritëse”.

“Mësuesit e dy shkollave kanë dy ditë që përgatiten për rifillimin e mësimit, duke bërë planet e daljeve emergjente të sigurta në rast tërmeti dhe duke u përgatitur për pritje të ngrohtë të nxënësve”, shprehet ndër të tjera Znj. Shahini.

Gjatë inspektimit, Ministrja Shahini ka kërkuar që rifillimi i mësimit të bëhet me fleksibilitet në ditët e para dhe të fillohet me një informim shumë të mirë për t’u mbrojtur dhe më pas për të marrë masa në rast emergjence.

Në këtë kuadër, MASR ka vënë në dispozicion dhe ka publikuar gjithashtu edhe edhe draft-udhëzimin mbi marrjen e masave të para mbrojtëse në rast emergjencash.

“Tre ditët e para le ta nisim me fleksibilitet mësimin dhe të mësojmë ndjesitë e nxënësve, në mënyrë që ta kalojmë këtë gjendje emocionale që la pas tërmeti i 26 Nëntorit dhe pas-tërmetet që vijuan. Çdo shkollë tashmë ka një plan të qartë dhe të detajuar për mbrojtjen ndaj dukurive natyrore siç është tërmeti, si dhe për daljen emergjente të të gjithë nxënësve dhe mësuesve nga godinat e shkollave. Çdo kat ka një koordinator përgjegjës për daljen emergjente”, u shpreh ministrja.

Shkollat janë inspektuar dhe po inspektohen sërish për shkak të pas-goditjeve të tërmetit, për të garantuar siguri të plotë dhe ambiente të ngrohta për nxënësit në mënyrë që të kemi sa më parë një rikthim të mirë të normalitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME