Pushuesit kosovarë nuk gjejnë qetësi në bregdetin e Shëngjinit.
Një tjetër pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit. 40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.
Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit. Edhe pse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq, pjesa më e madhe e kullave të vrojtimit janë bosh.
Ditën e sotme vendi u trondit nga një tragjedi pikërisht për shkak të mungesës së rojeve të plazhit, ku babai me dy djemtë e mitur u mbytën në plazhin e Vilë-Bashtovës.
