Categories Lajme

Pasdite do të ketë rrebeshe shiu dhe stuhi në të gjithë vendin

Moti ditën e hënë parashikohet kryesisht i vranët paradite si dhe kryesisht orët e mesditës me intervale të shkurtra kthjellimi në zonat e ulëta e ato bregdetare. Në orët e para të 24-orëshit reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Më tej në mesditë intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu me intensitt të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive në të gjithë vendin.

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 300 metër si dhe juglindje në lartësitë mbi 800 metër reshje tepër të dendura dëbore në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 5-12m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore erë tepër intensive dhe me rrahje me shpejtësi deri në 22-30m/s. Valëzim i forcës 4-7 ballë me lartësi vale 1.7-3.5m.

Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Shkodër 6/13 re shi Kukës 4/10 re shi/borë Lezhë 8/15 re shi Dibër 2/7 re shi/borë Durrës 9/16 re shi Tiranë 8/15 re shi Elbasan 6/12 re shi Berat 5/16 re shi Vlorë 8/15 re shi Korçë 1/8 re shi/borë Gjirokastër 5/10 re shi Sarandë 6/14 re shi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME