Categories Lajme

Pastërtia e Sandër Lleshit, çfarë thotë Autoriteti i Dosjeve

Kandidatura e Sandër Lleshajt ka rezultuat e pastër sipas Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Shkresat kanë mbërritur në institucionin e Presidentit të Republikës për verifikimin e figurës së Sandër Lleshajt.

Në shkresën e firmosur nga kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulaj, institucioni i cili është vënë në lëvizje pas kërkesës së Presidentit, theksohet se kandidati i propozuar nga Kryeministri Rama, Sandër Lleshaj nga verifikimit nuk rezulton të figurojë në dosjet e ish sigurimit të shtetit.

“Nga dokumentet e administruar nga ana jonë, si dhe nga verifikimet për z.Sandër Lleshaj, kandidati i propozuar nga Kryeministri për punën e Ministrit të Brendshëm, nuk figuron të këto material në dokumenet të ish-Sigurimit të Shtetit”, thekson dokumenti i firmosur nga Gentiana Sulaj.

Po ashtu, Institucioni i Presidentit ka marrë përgjigje edhe nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, siç njihet ndryshe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

Në dokumentin e firmosur nga kolonel Nurendinaj dhe të publikuara nga gazeta Tema, theksohet se nga verifikimet për Sandër Lleshajn, nuk ka të dhëna për përfshirjen e tij në veprimtari që cënojnë sigrinë kombëtare, apo të ketë marrë pjesë në aktivitet të kundraligjshme.

“Në përgjigje të kërksës Tuaj, datë 30.10.2018, “Kërkesë për Informacion”, ju informojmë se për zotin Sandër Lleshaj, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes nuk disponon të dhëna dhe informacione për përfshirjen e tij në veprimtari që cënojnë sigurisë kombëtare apo aktivitetë të kundra ligjshme”, thekson shkresa e AIMS.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME