Categories Lajme

Patos/ Makina përfundon në kanal, plagoset i riu

Një automjet tip “Porsche” është aksidentuar duke përfunduar në kanal në rrugën Fier-Patos. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “Kthesa e Patosit”.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i tij, për shkak të plagëve të marra, është përcjellë për në spitalin e Fierit ku dhe po merr ndihmën mjekësore.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është një i ri 29-vjecar me inicialet, i cili udhëtonte i vetëm në makinën e tij. Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar. Policia ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME