Categories Lajme

PD jep alarmin: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të financojë shkollat

Përmes një daljeje për mediat nga selia Blu, Ndriçim Mehmeti hodhi akuza kundrejt qeverisë në lidhje me arsimit. Sipas PD-së në javën e parë të vitit të ri shkollor ajo që u vu re gjerësisht, ishte trajtimi i mësuesve si skllevër.

Deklarata e PD-së: Qeveria në ikje e Edi Ramës nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar mësim cilësor. Mësuesit detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4 turne, nga 12 orë në ditë, pa pushim, pa ushqim, me një mbingarkesë skllavëruese vetëm për faktin se qeveria refuzon të shtojë fondet për shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve. Me 30 minuta mësim dhe me mësues të rraskapitur, sakrifica e të gjithëve, e nxënësve, prindërve, mësuesve, nuk do të shpërblehet me dije më të mira. Është në detyrimin e qeverisë të respektojë rregullat që vetë ka shkruar. Në janar, Ministria e Arsimit nxori një rregullore ku thuhej se “mësuesi nuk mund të qëndrojë fizikisht më shumë se 30 orë në javë në shkollë”.

“Realiteti tani është se ata detyrohen të qëndrojnë edhe mbi 40 orë, duke i shfrytëzuar si skllevër, pa u shqetësuar se, sa më shumë t’i keqpërdorin mësuesit, aq më shumë do të ulet cilësia e mësimdhënies. Në fund të javës së parë, mësuesit, janë të lodhur, të keqtrajtuar, të mbistresuar nga puna me orë të zgjatura, pa ushqim, pa dalë nga shkolla. Brenda një ditë, atyre u  duhet të ndërrojnë edhe deri në tre maska, duke shtuar shpenzimet e tyre dhe rënduar ekonominë familjare. E gjithë kjo sakrificë dhe rraskapitje, as nuk lehtësohet prej ndonjë mase të qeverisë dhe as nuk shpërblehet.”

Qeveria e kryeministrit në ikje po tregohet tërësisht e pandjeshme ndaj mbingarkesës së mësuesve dhe nuk u paguan atyre të gjitha orët shtesë dhe vështirësinë e punës me 2, 3 dhe 4 turne. Heshtja e qeverisë dhe trajtimi i mësuesve si skllevër, duke i kërcënuar edhe me vendin e punës, duhet të marrë fund sa më shpejt. Në mënyrë që fëmijët të mos dalin analfabetë funksionalë nga bankat e shkollës edhe pas këtij viti covid, janë disa masa emergjente që duhen marrë. Qeveria duhet të miratojë pa vonesë një buxhet shtesë, për vijimin normal të mësimit, i cili do të mbulojë këto nevoja bazike: Shpërblimin e mësuesve për orët e zgjatura Marrjen në punë të mësuesve të rinj për të mbuluar ngarkesën e turneve Testimin serologjik dhe me tampon të mësuesve dhe stafit ndihmës Sigurimin e termometrave,  dezinfektantëve dhe kushteve minimale higjeno-sanitare në shkolla.

Brenda tetorit, të bëhet certifikimi i shkollave, nëse përmbushin kushtet anticovid Gjithashtu, qeveria duhet të sigurojë që çdo institucion publik apo privat t’u mundësojë prindërve të punësuar marrjen e fëmijëve nga shkolla deri në kthimin në normalitet.

Partia Demokratike inkurajon çdo mësues që të refuzojë keqtrajtimin dhe shfrytëzimin që i bëhet punës dhe mundit të tyre. Pas 25 prillit, gjërat do të ndryshojnë për mirë! Arsimi do të jetë prioriteti madhor i qeverisë së re të kryeministrit Lulzim Basha!​

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME