Categories Lajme

PD në Vlorë, U prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sot në një ditë të veçantë në Shtabin Qendror të Partisë Demokratike në Vlorë, së bashku me drejtuesit e degës prezantuam përpara kryesisë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021: z. Fatjon Veizaj, z. Arbi Agalliu, z. Gëzim Ademaj, znj. Nada Daullja, znj. Nada Meçorapaj, z. Atird Hoxha, znj. Alta Haluci, z. Lorenc Danaj, z. Edmond Fetahu dhe z. Hysni Sharra. Një ekip i përgjegjshëm e me integritet, fitues e dinjitoz, garanci për ndryshimin dhe fitoren në 25 prill dhe do t’i sjellë Vlorës prestigjin që meriton.

Me votën tonë në 25 prill do të vendosim nëse do të çojmë përpara Shqipërinë në çdo drejtim apo nëse do të ngecim përsëri dhe do të rizhytemi në gropën e asaj politike dhe asaj keqqeverisjeje që përfaqëson sekti i Rilindjes.

Sepse me ekipin e PD shqiptarët zgjedhin shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen, zgjedhim angazhimin mbi neutralitetin, zgjedhim punën mbi gënjeshtrën, zgjedhim Lirinë! Fushata jonë qytetare do të finalizohet me fitore, u shpreh kryetari i degës Genc Deromemaj. Fatjon Veizaj falenderoi për vlerësimin moral të strukturave të PD dhe kryetarit Basha.

Kandidati Arbi Agalliu u shpreh mes emocioneve për detyrimin moral që ndien për të punuar dhe fituar për Vlorën. Vlerësim dhe obligim për fitoren ishte mesazhi që përcolli kandidati i komunitetit çam, Gëzim Ademaj.

Falenderimi më i madh për besimin që tregoi PD duhet të jetë puna për maksimalizimin e votave, u shpreh kandidatja Nada Daullja. Obligim për demokratët dhe qëndrestarët është fitorja në 25 prill tha ish- deputetja Nada Meçorapaj. Lorenc Danaj shprehu besimin në fitore të ekipit të shkëlqyer të përzgjedhur nga PD!

Kryesia e degës njëzëri shprehu mbështetjen për kandadatët, besimin në fitore dhe angazhimin maksimal për të punuar në mënyrë që 25 prilli të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do të largojë Edi Ramën dhe fillon ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar. 25 prilli do të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do t’ua kthejë Shqipërinë qytetarëve Shqiptarë. Së bashku për fitoren! 25Prill#ShqipëriaFiton

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME