Categories Lajme

PD zgjedh kryetarin me 13 qershor, Patozi: Një falenderim për Lulin dhe Doktorin

Astrit Patozi ka reaguar në lidhje me vendimin e kryesisë së partisë Demokratike për zgjedhje më 13 qershor për të zgjedhur kreun e ri të partisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Patozi ka ironizuar duke falënderuar doktorin dhe Lulin për ndryshimin e 22 korrikut, që sipas tij mendonte se nuk do të ndryshonte kurrë.

Reagimi i plotë: NJË FALENDERIM PËR LULIN DHE DOKTORIN Për ata që nuk e dinë apo nuk e mbajnë mend, 22 korriku është ditëlindja ime dhe kam qenë unë, që e kam propozuar të jetë dita e zgjedhjeve për kryetarin e PD në vitin 2013.

Asokohe mbaj mend bezdinë e Sali Berishës me kokën ulur në mbledhjen e kryesisë, por edhe ia njoh “meritën”, që nuk e kundërshtoi, sepse ndoshta të tilla ishin rrethanat.

Ndërsa sot i falenderoj të dy njëkohësisht, Lulzim Bashën dhe doktorin, për vendimin e tyre të fundit që zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen më 13 qershor.

Të paktën më kanë hequr një siklet të madh. Sepse më ishte krijuar bindja se deri sa të vdisja, do të duroja që një herë në katër vjet, dhe çdo 22 korrik, të merrja njoftimin e rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike (pas humbjes).

Të paktën, 22 korriku nuk do të jetë më datë historike, dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Sa për ata që do të ndjekin dhe do të mbështesin procesin e 13 qershorit, nuk kam asnjë koment. Midis tyre dhe Lulit me doktorin, do të zgjidhja gjithmonë këta të dytët. Por unë e kam marrë tashmë prej kohësh vendimin, nuk zgjedh asnjërin prej tyre, ndaj edhe jam jashtë çdo konflikti interesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME