Arben Plaku, kryetar i njësisë administrative Pajovë ne rrethin e Peqinit ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Raportohet se 46-vjeçari ka ndërruar jetë sot në një nga spitalet Covid në Tiranë. Ai ishte shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.