Categories Lajme

Për bukën dhe naftën/ Shkodra përgatitet për protestë kundër rritjes së çmimeve

Rritja e çmimit të produkteve të shportës dhe karburantit ka bërë që në Shkodër të thirret një protestë me karakter social- ekonomik. Organizatorë këtë herë janë sindikatat, që teksa ftojnë qytetarët të ngrejnë zërin për shqetësimet, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të qeverisë kundër abuzimit me çmimet.

Pas rritjes së çmimit të bukës dhe karburantit në Shkodër po bëhen gati për protestat e para me karakter social ekonomik. Organizatorë janë sindikatat që thonë se rritja e çmimeve zhyt në krizë të thellë familjen shqiptare. “Protestë sociale ekonomike, për problemin e rritjes së çmimeve të gjitha produkteve, duke filluar te çmimi bukës dhe deri te çmimi i karburanteve. Ditë më të zeza do i presin shqiptarë.” Procesi i fiskalizimit dhe efektet tek biznesi i vogël janë një tjetër arsye e protestës.

“Protesta ka të bëjë me heqjen e fiskalizimit për biznesin e vogël deri në 2 milionë lekë për 5 vite.” Duke e quajtur Shkodrën si kryeqytetin e papunësisë përfaqësues të sindikatave kërkojnë nga qeveria ndërhyrje për ti dhënë fund abuzimit me çmimet.

“Edhe për shkak se qeveria shqiptare, nuk po subvencionon pagat dhe rritjen e çmimeve” Protesta është lajmëruar të martën në orën 11:00 ndërsa ajo do të mbahet para Bashkisë së kryeqendrës së Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME