Categories Lajme

Përdorimi i aspirinës uli rriskun e intubimit te pacientët me Covid, Alimehmeti: Kush nuk mund ta përdorë ilaçin

Trajtimet që janë përdorur tek personat e infektuar nga Sars Cov2 kanë qenë nga më të ndryshmet. Mjekët gjithnjë e më shumë në mbarë botën po verifikojnë dhe po mësojnë se cilat nga barnat ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në trajtimin e simptomave dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore tek pacientët e prekur.

Gjatë këtij viti pandemie, të gjithë mjekët kanë rënë dakord se risku kryesor i pacientëve me Covid-19 janë fenomenet trombotike, pra ato që lidhen me mpiksjen e gjakut. Në fakt për parandalimin e trombozave edhe në të kaluarën pacientëve ju është rekomanduar aspirina. Edhe tek pacientët me Covid, aspirina është përshkruar në recetat që kanë lëshuar mjekët.

Studimi më i fundit vjen nga studiuesit e Universitetit “George Washington”, në Washington DC (SHBA) të cilët studiuan efektin e aspirinës dhe gjetjet i botuan në revistën prestigjioze Anesthesia & Analgesia, organ zyrtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Kërkimit mbi Anestezinë.

Në këtë studim u përfshinë 412 pacientë, të cilën ishin të shtruar në spital, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme rreth 312 nuk kishin marrë aspirinë dhe 98 prej tyre e kishin marrë këtë medikament vetëm 7 ditët e para të trajtimit ose 24 orë pas shtrimit.

Ajo që vunë re ishte shumë mbresëlënëse, ky medikament kishte ulur ndjeshëm vdekshmërinë, riskun për t’u shtruar në terapi intensive, apo edhe riskun për ventilim mekanik.

I ftuar në “Wake Up”, epidemiologu klinik Ilir Alimehmeti tregoi edhe kategoritë që nuk mund ta marrin aspirinën.

“Aspirina është ndër mjekimet më të vjetra që kemi. U bënë shumë dekada që e përdorim, i lirë, me pak efekte anësore dhe përdoret kryesisht për parandalimin e eventeve kardiake, sepse nuk lejon formimin e trombeve. Dhe të Covidi, ky është problemi kryesor, pra formimi i trombeve.

100 mg ditore aspirinë është krejtësisht e tolerueshme për trupin, shumë e thjeshtë për t’u marrë dhe shumë e lirë.

E vërtetuar apo jo, kostot janë minimale, efektet janë minimale, është medikament i njohur mirë, unë vetë e kam përdorur.

Ka edhe raste që aspirina nuk jepet dot. Te ata që kanë reaksion, nuk e marrin dot. Personat me probleme në stomak, nuk e marrin dot dhe personat që kanë probleme me gjakun e hollë, nuk mund t’ua hollosh më shumë se ç’duhet”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME