Categories Lajme

Përfundojnë në GJKKO 24 të pandehur (Emrat-Akuzat)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar sot hetimet për një tjetër dosje kriminale, duke e dërguar atë për gjykim në GJKKO. Bëhet fjalë për grupin që trafikonte emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, Kanadasë apo Anglisë, përmes falsifikimit të vizave dhe pasaportave.

Njoftimi i SPAK: Sot më datë 16 Korrik 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.174/1 viti 2019 ndaj të pandehurve (24 të pandehur):

Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir (alias Elvis) Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Azem Tanushi e Arselda Memaj të akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, e për qëllime fitimi, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 parag. 3, 28/4, 333/a e 334/1 të Kodit Penal – në rastet e kapjes së shtetasve shqiptarë, përkatësisht : në Calgary (Kanada) më datë 07.09.2019; në Montreal (Kanada) më 29.11.2019; më datë 06.12.2019 në Mbretëri të Bashkuar; më 08.11.2019 në aeroportin “Stansted” Londër (Mbretëri e Bashkuar); më 05.12.2019 në Aeroportin “Ciampino” Romë (IT); në Spanjë më datë 30.12.2019 ; më datë 26.12.2019 në Lisbonë (Portugali); më 30 Dhjetor 2019 në Berlin (Gjermani); më datë 15 Janar 2020 në Itali; në Spanjë më datë 23.01.2020; më datë 22.01.2020 në Mbretërinë e Gjibraltarit; më 26.01.2020 në Malpensa (Itali); në Xhenova/Itali më 28.01.2020; në Aeroportin e “Barcelonës” (Spanjë) më datë 10.02.2020; më 28.02.2020 në Pikën e Kontrollit Kufitar “Hani i Elezit” (Kosovë); më 01.03.2020 në aeroportin e Bilbaos (Spanjë); – në tentativat për të udhëtuar nga vendet Europiane Shengen drejt Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë e SHBA-ve duke përdorur dokumenta të fallsifikuara nën emra shtetasish jo shqiptarë;

Bukurije Ahmetaj, akuzuar për vepër penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal. Altin Memaj, akuzuar për vepër penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 189 tw Kodit Penal. Shkëlzen Avduli, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.

Klajdi Llika, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal. Gëzim Gjona, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.

Xhelil Dautaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 tw Kodit Penal. Mark Gjinaj (Gjini), akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 tw Kodit Penal.

 Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, pwr dokumenta tw gjetura në banesë gjatë kontrollit ditën e arrestimit.  Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Besjan Mustafa, akuzuar për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Behar Ismailaj, akuzuar për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Ervilma Bezati akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal. Juxhin Tirana, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal. Admir Spahia, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.

Drita Sadriaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal. Arian Koldashi, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal. Aida Cenaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.

Ilir Ferati, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal. Gëzim Breza, person nwn hetim për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal. Besnike Tufa, person nën hetim për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve” për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal. Ndaj të hetuarve Gëzim Breza e Besnike Tufa, në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 gërma’’dh’’ të Kodit tw Procedurws Penale, kërkohet pushimi i çështjes, për shkak se nuk provohet të kenë kryer veprën penale që u është atribuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME