Categories Lajme

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e biznesmenit Çangu, pëson hemorragji

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e biznesmenit Nazmi Çangu, banesa e të cilit ditën e djeshme ra pre e një grabitjeve, ku kryefamiljari u dhunua barbarisht. Bëhet me dije se biznesmeni ka pasur probleme shëndetësore për shkak të goditjeve që ka marrë në kokë. Burime për media bëjnë me dije se gjatë natës biznesmeni ka pasur hemorragji dhe për këtë kanë marrë mjekët, të cilët aktualisht ende ndodhen në banesë.

Pitet që Cangu të bëjë një tjetër rezonancë për të parë nëse ka dëmtime serioze në kokë dhe do të shtrohet në spital për mjekim më të specializuar.

Kujtojmë që ditën e djeshme banesa e Cangut ra pre e një grabitjeje, ku 10 persona të maskuar dhe armatosur hynë në shtëpinë e biznesmenit në Nikël dhe morën 100 mijë euro, para dhe bizhuteri floriri.

Ata lidhën dhe dhunuan biznesmenin pasi i kërkonin të tregonte se ku ndodhej çelsi i kasafortës, madje i prenë dhe  një gisht. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME