Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Medresës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, ku mjeti me drejtues shtetasin E.T është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G.D. Njër nga mjetet është permbysur ne ane te rruges. Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Categories
Lajme