Categories Lajme

Përmbytet varka me migrantë/ 7 persona ndërrojnë jetë

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen, pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbyt në një liqen në Turqi, njoftuan zyrtarët. Viktimat ishin migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi. Të paktën 64 migrantë tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në spitalet dhe strehëzat e afërta, tha në një deklaratë zyra e guvernatorit të provincës Bitlis. Varka që transportonte më shumë se 70 migrantë u përmbyt në Liqenin Van kur iu afrua qytetit të Adilceva, thuhet në deklaratë.

Pesë persona u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy të tjerë vdiqën në spital. Zyra e guvernatorit tha se ekipet e reagimit të urgjencës dhe zhytësit e policisë u dërguan menjëherë në vendin e incidentit, shkruan “Rel”.

Nuk është e qartë pse migrantët po udhëtonin me një varkë, dhe jo përmes transportit rrugor. Liqeni Van është afër Iranit, por shtrihet tërësisht brenda kufijve të Turqisë. Në Turqi janë rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë, megjithëse teknikisht ata janë vetëm nën “mbrojtje të përkohshme”, sepse qeveria nuk u ofron atyre statusin e refugjatit zyrtar. Bashkimi Evropian e ka financuar Turqinë me qindra miliona dollarë, në mënyrë që të mbajë refugjatët në territorin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME