Categories Lajme

Përmbytja masive në Gjermani, banorët të pashpresë

Situata në Gjermani duket se është qetësuar. Plot 157 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur. Pas tragjedisë, flasin banorët të cilët humbën shtëpitë e tyre.

Disa nga reagimet: “Nuk dimë ç’të bëjmë. Kam 4 fëmijë. Kjo është një fatkeqësi. Askush nuk më ka thënë se sa duhet për të rindërtuar këtë vend, që mund të shkojë deri në dy vite.”  “Nuk kemi energji elektrike as ujë të pijshëm. Nuk di ç’të them. Duhet të pushoj dhe të flas me njerëzit, ndryshe do të çmendem”

Një tjetër banor, rrëfen tmerrin e përjetuar, duke thënë se niveli i ujit u rrit nga 20 centimetra deri në mbi 1 metër vetëm për pak minuta. Një ditë më parë, në zonat e prekura, ishte kancelarja Angela Merkel. “Është e tmerrshme. Nuk ka asnjë fjalë në gjuhën gjermane për të përshkruar këtë shkatërrim. Sidoqoftë, ajo që kam parë dhe ajo që është tepër ngushëlluese, është se si njerëzit qëndrojnë së bashku, si po ndihmojnë njëri-tjetrin”, deklaroi ajo. Qeveria federale e Gjermanisë u zotua të ndjekë nga afë të gjitha veprimet për të rikthyer jetën normale në zonat e përmbytura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME