Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi ka përndjekur gruan e tij, me të cilin ka nisur procedurat e divorsit. Lanazione.it shkruan se gruaja e 60-vjeçarit kishte marrë urdhër ndalimi të afrimit, pasi ky i fundit e ka dhunuar atë. 60-vjeçari edhe pse kishte urdhër ndalimi shkonte në shtëpinë e saj, e cila jetonte me vajzën e vogël dhe i kërcënonte.
Shqiptari nuk kishte hequr dorë nga sjellja e tij përndjekëse dhe vazhdonte të shkonte në shtëpinë e gruas, por sa arrinte policia ai largohej. Ndërkohë që mbrëmjen e kaluar policia arriti që ta kap shqiptarin në flagrancë, duke i rënë ziles së derës, me pretekstin që donte të fliste me gruan. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Vilës.