Categories Lajme

Përndiqte ish të dashurën, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

Bie në prangat e policisë një 39 vjeçar në Tiranë që ka përndjekur vazhdimisht ish të dashurën. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi i shtetasit B. M, 39 vjeç, sepse ka përndjekur në mënyrë të përsëritur ish të dashurën e tij”, thotë policia. Të arrestuar janë edhe 3 të rinj për vjedhje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. D, 24 vjeç dhe A. H, 21 vjeç, dhe shpalljen në kërkim të shtetasit E. H, 26 vjeç, pasi në rrugën “Endri Keko”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit Y. H. Gjithashtu, shtetasi F. D, përveç bashkëpunimit në tentativën e vjedhjes ka siguruar edhe mjetet për realizimin e kësaj vjedhjeje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ekzekutimin për shtetasin e mitur me iniciale A. Th, 17 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim”, thotë policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME