Categories Lajme

Përplasja e bandave në Durrës, lihen në burg pesë të arrestuarit

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj 5 të arrestuarve të djeshëm në aksionin e SPAK-ut përfshirë Akil Nerjakun dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve të përfshirë në atentatin në 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Me vendimin e sotëm në burg janë shtetasit: Bashkim Haxhija, Marsel Decka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri. Ndërsa në kërkim: Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj, Ramazan Rraja

Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë dhe u sekuestruan 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

Atentati i 1 nëntorit 2019 ndaj Aleksandër Lahos dhe Arjan Ndojës, ku mbeti i vrarë edhe shoferi i Prokurorit, Andi Maloku, dyshohet se është organizuar nga grupi i Plaurent Dervishajt. Ky i fundit sipas SPAK, ka dashur të hakmerret për atentatin e kryer ndaj tij në qershor 2019.

Zbardhja e zinxhirit të ngjarjeve tri vite më vonë është bërë falë dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë, ndërkohë që pesë persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Përplasja mes grupeve ka pasur si shkak konkurrencën në aktivitetin e paligjshëm dhe aferat e pronave në bregdet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME