Categories Lajme

“Person i padëshiruar në Shqipëri”, reagon eurodeputetja: Jam e nderuar, më shpalli një vend i korruptuar

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theochaurus, ka reaguar pas shpalljesë nga qeveria shqiptare si “person non grata”,(person i padëshirueshëm në Shqipëri), për shkak të rolit të saj në thirrjet raciste antishqiptare gjatë funeralit të Konstandinos Katsifas në Bularat.

Gjatë një interviste për portalin qipriot, Sigmalive, ajo u shpreh se ndihej e nderuar pasi është hspallur i person “non grata” nga një qeveri e korruptuar.

“Ky është një titull nderi për mua, pasi jam sërish në fokusin e një tjetër regjimi të korruptuar dhe diktatorial, dhe kjo është konfirmuar sa nga Londra aq dhe nga Athina”, tha ajo.

“Ata [shqiptarët] nuk do të arrijnë dot të thyejnë rezistencën time, as dëshirën ose pasionin tim, për të siguruar të drejtat njërëzore të grekët e shtypur mizorisht në Epirin e Veriut”, citohet Theochaurus nga portali qipriot.

Sipas Sigmalive, ajo pritet të raportojë të hënën në Parlamentin Europian në lidhje me vrasjen e Kaçifasit. Eleni Theochaurus bën pjesë në grupin që raporton në lidhje me Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME