Categories Lajme

Personi që tentoi të hidhet nga lartësia, pronar i një firme transporti, vëllai: Paralajmërim i vogël

Admir Jahelezi, personi që tentoi ditën e sotme të hidhet nga lartësia e skelave të vendosura është pronar i një firme transporti Shqipëri-Kosovë. Në momentin e shoqërimit nga policia ai ka deklaruar se ka qenë në gjendje të vështirë financiare për shkak të falimentimit të biznesit si pasojë e konkurrencës së pandershme.

Vëllai i tij Ismet Jahelezi është shprehur se kjo që ndodhi sot është vetëm një paralajmërim i vogël. Ai shprehet se i vëllai është gjetur përballë presioneve në lidhje me punën e tij dhe vendosjen e furgonëve që përdor për transport pasagjerësh.

“Sot është një paralajmërim i vogël. Nëse nuk gjendet një zgjidhje unë si malësor Ismet Jahelezi i kam kërkuar atij zotërisë takim. Ta lëshojë njëri rrugën ose të na e lëshojë ai ne. Nuk ka pranuar. I kam takuar vëllezërit e tij.

I kam thënë zotëria po na bie në qafë. I kam çuar njerëz në shtëpi i kam thënë mos na u përzi. Ne në punë tonë. Ditën e parë që kemi dalë në punë ka ardhur me çunin e vet dhe ka thënë sa të jem në punë unë ju nuk kemi për të punuar.

E kanë përkrahur drejtorë e shefa. Kemi punuar 5 vite me linja. Ai i zë pikat e nxehta. Te ministria dhe na falimentoi të tërëve. Vëllai im i pat katër makina shtoi dhe dy të tjera. Dolëm në punë dhe stop”, ka deklaruar ai për Abc News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME