Categories Lajme

Petrit Vasili: SPAK është ngritur në thyerje të Kushtetutës me dy vjet e ca vonesë dhe pa numrin kushtetues me dhjetë anëtarë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ndryshe nga shumë përfaqësues të palëve politike në vend por edhe diplomatë e ambasada të huaja ngre dyshime për SPAK, Strukturën e Posaçme Antikorrupsion e cila u ngrit dje duke pushuar së funksionuari kështu Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas tij, kremtimet dhe përshëndetjet majtas e djathtas dhe ekzaltimi janë të tepërta. Vasili shkruan se SPAK është ngritur në thyerje të Kushtetutës me dy vjet e ca vonesë dhe pa numrin kushtetues me dhjetë anëtarë.

“Po si mundet të pranohet ekzaltimi për një institucion si SPAK, që lind me shkelje kushtetuese e ligjore për të cilat s’ka as fajtorë dhe as të ndëshkuar”, shkruan ai.
Vasili kujton zgjedhjen e Arta Markut për të cilën thotë se i kushtoi shumë rëndë Shqipërisë, e cila është e treta në botë për korrupsion.

“Rezultatet nuk duken gjëkund. Rezultatet janë kriteri i eficencës. Rezultatet presin shqiptarët”,-shprehet Vasili.

POSTIMI I PLOTË

SPAK, “kremtimet” si për Arta Markun, po rezultatet??

Përshëndetjet në 360 gradë majtas e djathtas për ngritjen e SPAK si dhe ekzaltimet gati-gati folklorike për të janë vërtet një tepri artificiale, e cila i duhet kursyer shqiptarëve. Them u duhen kursyer shqiptarëve, pasi festa të tilla hipokrite dhe zhurmëmëdha shqiptarët kanë parë mjaft në këto vite, ndërkohë që rezultatet janë thelluar të jenë shumë e më shumë negative. Ekzaltim qesharak kombëtar e ndërkombëtar pamë të hidhej pa kursim kur u zgjodh klonimi antikushtetues i Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.
Ekzaltim kur u zgjodh KLP dhe KLGJ me kandidatë të kontestuar edhe nga vetë ONM e ndërkombëtarëve duartrokitës për integritetin e ulët dhe të papajtueshëm me ligjin dhe me institucionet e reja që do krijohen.

Ekzaltim sot për SPAK të ngritur në thyerje të Kushtetutës me 2 vjet e ca vonesë dhe pa numrin kushtetues me 10 anëtarë. Po si mundet të pranohet ekzaltimi për një institucion si SPAK, që lind me shkelje kushtetuese e ligjore për të cilat s’ka as fajtorë dhe as të ndëshkuar.

Rezultatet janë prova ku dërrmohen ekzaltimet artificiale.

Ekzaltimi dhe duartrokitja e zgjedhjes antikushtetuese e të turpshme të Arta Markut me 69 vota dhe qëndrimi i saj për plot dy vite i siguroi paprekshmëri absolute maxhorancës, por Shqipërisë i kushtoi shumë rëndë sepse Shqipëria është sot e treta në botë për korrupsionin, që mori revan prej pandëshkueshmërisë absolute të qeverisë dhe korrupsionit të saj të evidentuar shumë fort në të gjitha raportet ndërkombëtare, të cilat vetëm prokuroria me Arta Markun nuk i lexonin.

Kapja e drejtësisë dhe puçi i Gjykatës Kushtetuese për rrëmbimin e anëtarit të saj duke i rrëmbyer kompetencën e emërimit edhe Presidentit si dhe degradimi i zgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses në një emërim të detyruar për shkak të skualifikimit të orkestruar të shumë kandidatëve për të mbetur aq kandidatë sa ishin vendet vakante janë fakte tronditëse. Sot askujt nuk i duhen ekzaltimet dizastroze alla Arta Marku, që çuan Shqipërinë të tretën në botë për korrupsion, që lejuan vjedhjen e Teatrit Kombëtar, skandalin e Unazës së Re ku korrupsioni arriti gjer në Amerikë e ku të gjithë paditë ndaj Kryeministrit u mbyllën rrufeshëm për faje që ai i pranonte edhe vetë siç qe rasti kur i bëri thirrje policisë në zgjedhje që të bënte fushatë për Partinë Socialiste.

Deri më tash prova e rezultateve ka qenë një sfidë tërësisht e humbur dhe kapja e drejtësisë nga qeveria një fakt i pakundërshtueshëm.

Ndaj ekzaltimet servile si një film i parë dhe i stërparë nuk i duhen kujt.
Rezultatet nuk duken gjëkund. Rezultatet janë kriteri i eficencës. Rezultatet presin shqiptarët. Të shohim rezultatet, ato flasin vetë, pastaj mbase…mund të fillojnë edhe ekzaltimet, që gjithsesi janë dhe mbeten pa asnjë vlerë për një shtet të së drejtës i cili është përditë përballë provës së integritetit në betejën me krimin e organizuar dhe korrupsionin, beteja që i ka humbur që të dyja për të keqen e shqiptarëve dhe për të mirën e qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME