Categories Lajme

Pezullohet drejtuesi i QKT në Shkodër, pushohen nga puna 3 punonjës në Tiranë, Durrës e Vlorë

Tre punonjës të Qendrave së Kontrollit Teknik (QKT) në Tiranë, Durrës e Vlorë janë larguar nga detyra, ndërsa është pezulluar drejtuesi i QKT-së në Shkodër.

Njoftimi është nga kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se do të largohen nga puna të githa ata punonjës të sektorit teknik në të gjitha drejtoritë e vendit që kryejnë korrupsion.

Po ashtu janë penalizuar dhe 6 punonjës të QKT-ve në Tiranë, Shkodër dhe Sarandë.

“DPSHTRR, me misionin për të qenë një ent model efikasiteti dhe ligjshmërie, vijon të monitorojë çdo proces shërbimi, në qendër dhe në degët rajonale, për garantimin e standardeve të sigurisë e cilësisë!

Në çdo sektor e praktikë, kur fluksi vjetor kapërceu 3 milionë shërbime ndaj qytetarit, ekspozohemi ndaj riskut permanent të akteve korruptive e abuzive, në dëm të qytetarit dhe në kurriz të Automotorizimit Shqiptar, ndaj përgjegjësia sa vjen e rritet për të eliminuar dhe goditur fenomenet negative si edhe për të larguar nga institucioni ynë, përmes kontrolleve e sistemeve digjitale dhe shkëmbimit të informacionit me të gjitha organet ligjzbatuese, deri në kallëzime penale, të gjithë elementet që nuk e meritojnë të jenë punonjës të shërbimeve të transportit rrugor!

Me përfundimin e afatit 4-mujor, të KQZ, për kufizimin e lëvizjeve në entet publike, deri në datën e zgjedhjeve, DPSHTRR paralajmëron masa dhe hetime administrative, që përfshijnë të gjithë sektorët teknik të shërbimit, pa përjashtim, në çdo drejtori rajonale! Konkretisht largohen nga detyra 3 punonjës të QKT-ve Tiranë, Durrës, Vlorë; pezullohet drejtuesi i QKT-së Shkodër; penalizohen edhe 6 punonjës të QKT-ve Tiranë, Shkodër, Sarandë! Grupi special i DPSHTRR vijon hetimin e dokumentacionit, bazuar në indicie dhe denoncime të ardhura në platformën online”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME