Categories Lajme

Pija shëruese e tokës/ Hithra, mollë dhe spinaq

Hithra është një nga barishtet më të pasura me vlera në botë. Konsumi i saj rekomandohet për pastrimin e organizmit, kundër alergjive, për shëndetin e kockave dhe rikthimin e energjisë në organizëm.

Hithra është një burim i shkëlqyer i kalçiumit, manganit, magnezit, vitaminës K dhe proteinës. Falë këtyre përbërësve, hithra rekomandohet për forcimin e kockave, thonjve, flokëve dhe dhëmbëve.

Si Ta Përdorni Hithrën
Hithra është një barishte e cila nuk të lë kurrë në baltë. Atë mund ta përdorni në receta të larmishme. Ju mund të gatuani lazanjë me hithra, salcë për makarona, byrek apo ta kavërdisni njësoj si spinaqi. Me hithrën ju mund të përgatisni edhe një lëng shumë të pasur që njihet si Pija e Tokës. Kjo pije është e ëmbël dhe freskuese. Ajo është shumë e pasur me vitamina dhe minerale dhe i jep trupit energjinë e nevojshme për t’ia dalë mbanë gjatë gjithë ditës.

Përbërësit:
Një filxhan çaji me hithra të freskëta
Një filxhan çaji me spinaq
Një banane
Një mollë mundësisht jeshile
2 gota me lëng molle
Gjysëm avokado
Çerek filxhani çaji me gjethe mente ose nenexhiku

Përgatitja:
Lajeni hithrën me ujë të bollshëm dhe më pas futeni në tenxhere që të marrë një valë për 2 minuta. Kullojeni dhe lëngun ruajeni për çaj, supë apo për të fertilizuar bimët që keni rritur në shtëpi. Më pas, futini hithrat e valuara në një mikser bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë të përmendur më lart. Përziejini deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur. Servireni duke e shoqëruar me një gjethe menteje.

Lëngu i Hithrës
Lëngu i hithrës së valuar është shumë i mirë për të ulur kolesterolin dhe mbrojtur shëndetin e zemrës.m Ai është i pasur me shumë antioksidantë. Ky lëng rekomandohet të pihet edhe nga diabetikët sepse ndihmon të ulë nivelin e sheqerit në gjak. Me lëngun e hithrës ju mund të bëni edhe gargarë për të hequr erën e keqe të gojës. Një gotë në ditë është e mjaftueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME