Categories Lajme

Pipero optimist: Komiteti duhet të lehtësojë masat

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka dhënë lajmin e mirë përsa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë, pasi u shpreh se Shqiëpria do të arrijë “imunitetin e tufës” në mes të qershorit nëse vaksinimi do të vijojë me këto ritme.

Ai ka bërë të ditur se mund të vijnë lehtësime masash nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët mund të dalin në një konferencë, aty ku mund të bëjnë të ditur  lehtësimin e masave. Sipas Piperos, konferenca mund të zhvillohet duke filluar prej javës tjetër apo në javën e parë të qershorit.

“Situata është shumë më mirë, brenda pritshëmrive tona. Kemi parë raportin e rasteve të reja të infektuara me tamponët, që është te 1-2%, dikur ishte 20-25%. Kemi parë raportin e rasteve të infektuara me ato të shtruara, që lëviz me 15 apo 20 herë dhe kemi parë raportin e rasteve të shëruar me ato aktive, që tregojnë se kemi një situatë shumë optimiste.

Të shtruarit në spitale janë mbi 50 vjeç. Kemi edhe raste të rënda, por po përpiqemi të mos kemi më humbje jete. Në rast se vaksinimi që është kthyer në faktor kryesor të frenimit të pandemisë, ecën me këto ritme, gjysma e parë e qershorit do të vijë me imunitetin e tufës të arritur. Ka ardhur koha që Komiteti Teknik të rishikojë dhe lehtësojë masat shtrënguese javën që vjen apo në fillim të muajit tjetër”, tha Pipero në A2.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME