Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit.
“Është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Marjus Rrapushi 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier”, sqaron policia.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.