Categories Lajme

Plagosi me thikë bashkëshorten, Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë për 46-vjeçarin

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Aleko Myrtollarin, 46 vjeçari që plagosi me thikë bashkëshorten e tij në Korçë.

46 vjeçari ka shprehur pendesë për krimin teksa ka thënë se nuk duhet ta kishte bërë këtë gjë për nënën e fëmijëve të tij. Përpara gjykatësit, ai ka pranuar se veprimin e ka kryer nga xhelozia.

“Kam qëndruar 7 muaj në Gjermani. Ika në Francë. Ju dërgoja para në shtëpi por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Fëmijët ishin të paedukuar dhe çupa nuk shkonte në shkollë. E bëra për xhelozi. Bëra veprim të nxituar për nënën e tre fëmijëve”, ka thënë 46 vjeçari në gjykatë.

Sipas informacioneve, thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh. Bashkëshorti ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj Marjola Myrtollarit.

Në banesë në ato momente kanë qenë edhe fëmijët, por autori më parë i ka nxjerrë ata jashtë dhe më pas ka qëlluar me thikë disa herë bashkëshorten

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME