Categories Lajme

Plani për vrasjen e kreut të LDK-së dhe tre deputetëve, reagon Zemaj: Nuk kam asgjë personale me askënd

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka zbuluar detaje lidhur me planifikimin e atentatit ndaj tij dhe Lumir Abdixhikut, Avdullah Hotit dhe Arben Gashit.

Zemaj është shprehur se motivet e këtij atentati janë politike, pasi siç tha ai, nuk ka asgjë personale me askënd, raportojnë mediat në Kosovë.

“Gjithcka ka qenë në koordinim me policinë e Kosovës, gjatë këtyre 24 orëve ka dalë si informacion dhe është bërë publike këtë fazë pak më të hershme. Nuk po dua të jem i rezervuar jam jurist me profesion dhe dua t’i ruaj disa gjëra derisa të ketë prononcim nga policia e prokuroria.

Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të eliminohet politikisht se përse është kundërshtarë i dikujt këtu në Kosovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Kosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal.

Nga ajo çka është thanë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd”, ka thënë Zemaj.

Ditën e djeshme u raportua se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie ishin objektiv i një atentati.

Nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala u shpreh se informacionet për këtë plan i kanë mësuar nga përgjimet e disa bisedave të kryera nga shërbimet e një vendi të BE. Shala tha në të plan janë të përfshira dy organizata, njëra në Kosovë dhe tjetra jashtë saj, që ka marrë përsipër financimin e këtij plani.

Në një përgjigje për televizionin Klan Kosova, policia tha se i ka marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast kërcënimi për jetën.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME