Categories Lajme

Plani slloven: Kosova të bashkohet me Shqipërinë

Mediat sllovene kanë publikuar dokumentin “sekret” të kryeministrit Janez Jansha për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Dokumenti shoqërohet me hartën politike të rajonit dhe propozon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si dhe shpërbërjen e Bosnje dhe Herzegovinës, ku një pjesë e territorit i kalon Serbisë.

Në pjesën kryesore të dokumentit theksohet se Serbia, Kroacia dhe Shqipëria, aktualisht kanë qeveri të qëndrueshme dhe se politikanët e tyre të zgjedhur, janë të aftë të marrin vendime strategjike. Në propozimin slloven thuhet se në Kosovë, 95 % e popullsisë dëshiron të bashkohet me Shqipërinë.

Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet duke aneksuar një pjesë të Republika Srpska, dhe në këtë rast, Serbia është e gatshme të dakordësohet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas mediave, ky dokument i kryeministri slloven titullohet “Rruga e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor ” dhe i është dorëzuar në kabinetin e presidentit të Këshillit Europian Çarls Michel, në muajin shkurt. Askush nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se zyrtari lartë i Brukselit ka marrë një dokument të tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME