Categories Lajme

“Po mbyllet shkolla në mes të vitit arsimor”, PD: 1200 nxënës të painformuar në Sarandë

Partia Demokratike akuzoi sot ministrinë e Arsimit se nuk ka asnjë plan për menaxhimin e institucioneve arsimore në vend teksa do të mbyllë për rikonstruksion një shkollë në Sarandë në mes të vitit arsimor.

Deputetja Ina Zhupa, tha se 1200 nxënës të shkollës “Adem Sheme” nuk kanë asnjë informacion se si do të vijojë mësimi në këtë shkollë.

Deklarata:

Ndodhem në qytetin e Sarandës bashkë me kryetaren e degës së Partisë Demokratike për qytetin. Jemi këtu për të denoncuar gjendjen e shkollave në qytetin e Sarandës.

Mbrapa nesh ndodhet shkolla “Adem Sheme”, e cila bashkë me shkollën “9 Tetori” janë dy shkollat e vetme që ofrojnë shërbime për nxënësit e Sarandës. Aktualisht të dyja janë të mbingarkuara me nxënës. Mbahen rreth 1200 nxënës dhe zhvillojnë mësimin me turne.

Nëse situata do të ishte marrë parasysh dhe do të ishte zgjidhur duke hapur dhe duke vënë në funksion ecokampusin ne nuk do të ishim të detyruar sot që të denonconim rastin e radhës kur institucionet shtetërore neglizhojnë dhe nuk marrin parasysh interesat e nxënësve dhe mësuesve, siç është rasti konkret.

Shkolla mbrapa nesh, “Adem Sheme” ka pasur nevojë për rikonstruksion. Dhe ky rikonstruksion nuk është bërë gjatë periudhës së verës kur mësuesit dhe nxënësit janë pushim, por zgjidhet që tani, në mes të procesit mësimor, të kërkohet të bëhet rikonstruksioni. Dhe këta 1200 nxënës plus stafi akademik të sistemohen diku tjetër. Por ku?

Këtë nuk di ta thotë asnjë institucion shtetëror, as bashkia, as ministria. Sepse punojnë pa plan, punojnë duke u nisur nga interesat e momentit. Dëgjohet në qytet që këta nxënës mund të çohen në shkollën e mesme ekonomike, duke u bashkuar me gjimnazistë me të cilët ata nuk mund të qëndrojnë për shkak se janë nxënës të shkollës fillore.

Arsimi është harruar kudo. Është harruar edhe këtu në Sarandë. Gjendja se si shkollohen nxënësit e Sarandës është e mjerueshme dhe e lënë në harresë.

Në fakt në të gjithë Shqipërinë, siç e kemi denoncuar këto ditë me fakte dhe prova, kudo gjendja është e mjerueshme dhe është një nga arsyet e shumta pse të rinjtë emigrojnë dhe pse familjet shqiptare,për arsimin e fëmijëve të tyre, zgjedhin që të ikin nga Shqipëria.

Sepse arsimi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME