Categories Lajme

“Po nuk pate lekë në spital, pacienti del për 24 orë i paketuar” kaos tek spitali Infektiv

Situata para tek spitali Infektiv vijon që të mbetet shumë alarmante. Shumë të afërm grumbullohen para dyerve të spitalit, ku kërkojnë informacion në lidhje me të afërmit e tyre të shtruar, ndërkohë që ngrenë edhe akuza për mjekët për të cilët thonë se marrin para. Për gazetaren e Fax News, Fjona Çela, një qytetar përballë Infektivit shprehet se në spital po nuk pate para vdes brenda 24 orëve, duke shtuar se i kërkojnë lekët vetë mjekët pasi sipas tij nuk janë paguar.

“Edi Rama dhe ministri e Shëndetësisë thotë se spitalin e kemi falas. Këtu në rast se nuk ke lekë këtu vdes. Këtu vetëm po pate pare mund të shpëtosh. Një pacient që nuk ka lekë për 24 orë del i paketuar. Rrenat nuk janë të mira të paktën thuaj të vërtetën po nuk pate pare këtu mbaron. I kërkojnë vetë lekët mjekët. Mjeku do të bëjë punën, se nuk e ka paguar. Në të gjitha shërbimet po nuk pate lek je i falimentuar. Ku ka falas po nuk pate lek vdes.”- tha qytetari.

Sakaq dy qytetarë të tjerë ngritën shqetësimin se kanë sjellë të afërmit e tyre prej disa orësh në spital, por nuk kanë asnjë dijeni për gjendjen e tyre shëndetësore. “Kam babain e shtruar në spital, e marr në telefon nuk na përgjigjet, nuk na japin asnjë informacion asgjë, as nga stafi, nuk na jep kush informacion. Mbase ka vdekur nuk dimë gjë. Tani sot na thonë se është në gjendje të rëndë. Kam dyshime se ka vdekur, u kërkoj sqarim, këtyre mazallah se del njeri.”- shprehet një qytetar. “Kam sjell gruan e kanë trajtuar në autoambulancë. Nuk e di si është!”- shprehet një tjetër, teksa rri pas korodonit të rrethuar me hekura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME