Lajme

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, në pranga 27-vjeçari në Lezhë

Një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap në qytetin e Lezhës duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm. I riu është identifikuar me inicialet B.D dhe ishte banues në Kamëz.

Destinacioni përfundimtar i emigrantëve ishin vendet e BE-së, ndërsa i riu po i ndihmonte ata të kalonin në Kosovë. Policia në bazë të informacioneve të marra, ka konstatuar të riun në një makinë tip ‘Volswagen’ duke transportuar emigrantët dhe për pasojë është bërë edhe arrestimi i tij. Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: