Categories Lajme

Po vdis te në spital! 14 vjeçari niset drejt Turqisë falë ndihmës së shqiptarëve dhe Elvis Naçit

Disa ditë më parë emisioni investigativ Stop në Klan, publikoi rastin e trishtë të Renis Muçës, një 14 vjeçari i cili ishte aksidentuar në korrik të këtij viti dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Emisioni Stop iu drejtua me një apel shqiptarëve për të shpëtuar jetën e këtij djali, pasi familja e tij nuk kishte kurrfarë mundësie ekonomike që ta dërgontë të birin drejt Turqisë për një mjekim më të specializuar.

Thirrjes iu përgjigj Elvis Naçi, i cili u tha prindërve të Renisit se do t’i siguronte pagesën për një avion privat të veçantë (spitalier) si dhe një shumë prej 5 mijë eurosh, pasi koha për të shpëtuar jetën e 14 vjeçarit nuk priste.

Renisi mori “ok” nga spitali i Traumës dhe u nis drejt Turqisë, atje ku pritet që të marrë një mjekim më të specializuar dhe të arrijë të çdohet vetë në këmbë.  “9 Tetor 2019 do të mbahet mend gjatë. Ehe njëherë tjetër shqiptarët u bashkuan të gjithë sëbashku. Jemi vendosur në Spitalin e Traumës, pasi në këto momente Renisi është duke u përgatitur për t’u nisur drejt Ankarasë. Ora shënon 3 e mëngjesit, shkojmë dhe shohim përgatitjet e fundit përpara se Renisi të niset drejt shpëtimit të tij”, tha gazetarja e Stop nga Spitali i Traumës.

E teksa 14-vjeçari transportohej nga spitali, nëna e tij tha: “Është moment shumë i gëzueshëm, dëshirën që kisha m’u plotësua. Doktorët kanë dhënë një ok, që udhëtimin e përballon. Me spitalin e Ankarasë, gjithçka në rregull. Është i gatshëm me udhëtuar, ishalla Zoti na ndihmon që kur të vijmë, Renisi të vijë me këmbë, të ecë vetë, siç po ecim edhe ne”.

“Ju faleminderit për gjithçka që u bë nga ana juaj. Falenderoj Televizionin Klan, emisionin Stop, Elvis Naçin, të gjithë shqiptarët që kontribuuan në të hodhat për të mundësuar lëvizjen e çunit drejt Turqisë në Ankara, për t’u kuruar. Urojmë Zotin të na ndihmojë dhe të kthehet sa më mirë”, shtoi babai i Renisit.   Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj falenderuan të gjithë ata që ndihmuan këtë familje për të çuar drejt Turqisë djalin e tyre. Megjithatë 14-vjeçari ka akoma nevojë për ndihmën e të gjithëve bashkë për vlerën e 60 mijë eurove, për kurimin e tij në Turqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME