Categories Lajme

Pogradec, Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona

Tre persona u arrestuan nga policia e Pogradecit pasi u kapën duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm me një kamionçinë.

Të rinjtë me iniciale D.K., A.B. dhe B.K. i kishin fshehur emigrantët e paligjshëm brenda dengjeve të kashtës në kamionçinën me të cilën udhëtonin.

Sipas policisë, ata po i transportonin emigrantët drejt Tiranës e më pas me destinacionin final vendet e Bashkimit Europian.

Mësohet se të arrestuarit u kishin marrë emigrantëve nga 1000 euro secilit për t’i transportuar drejt shteteve të unionit. 

Njoftimi i policisë:

U kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, të cilët ishin fshehur në karrocerinë e kamufluar të automjetit, me qëllim shmangien e kapjes nga Policia, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, të cilët kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për të shmangur shërbimet e Policisë. Njëri nga këta shtetas, pas kapjes në flagrancë, kallëzoi me identitet të rremë në Polici, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq;

B. K., 37 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec;

A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”).

Shërbimet e Policisë, falë organizimit të veprimeve, në bazë dhe të inteligjencës informative, në afërsi të rezervuarit të fshatit Blacë, Pogradec, bënë të mundur kapjen e shtetasit D. K., që drejtonte automjetin furgon tip “Ford”, në karrocerinë e kamufluar të të cilit u gjetën 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës 1000 euro për person, iu ishte premtuar transportimi në drejtim të Tiranës dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me pasagjer shtetasin A. B., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 28-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë.

Nga veprimet e mëtejshme procedurale dhe verifikimet e kryera, rezultoi se shtetasi A. B. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe për të shmangur ndalimin nga Policia, dha identitet të rremë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME