Categories Lajme

Policia arreston nëntë persona në Fier, detaje

Nëntë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit dyshohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim.

Sipas “bluve” është prangosur M. B., 57 vjeç, banues në Kash, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërkaq, S. M., 43 vjeç, banues në Levan dhe S. H., 38 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër janë arrestuar pasi ishin në kërkim.

Njoftimi i plotë: Vihen në pranga 9 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

Mallakastër/Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan edhe doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 57 vjeç, banues në Kash, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim S. M., 43 vjeç, banues në Levan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. H., 38 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. M., 44 vjeç, banues në Patos dhe I. A., 41 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar përkatësisht automjetet tip “Volksëagen” dhe “Ford”, në gjendje të dehur.
    H. Ç., 19 vjeç, banues në Patos, A. U., 59 vjeç, banues në Fier, T. Th., 67 vjeç, banues në Fier dhe L. B., 65 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre, pa leje drejtimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME