Categories Lajme

Policia “blindon” Velipojën për drogë, dy “kopshtarët” arratisen pyjeve, shpallen në kërkim

Shkodër/Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Zhvillohen 2 operacione masive kontrolli, të koduar “Vilu” dhe “Obot”, në kuadër të të cilëve u evidentuan dhe u goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacioneve, janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale, të cilët, për shkak të terrenit të pyllëzuar, kanë mundur të largohen nga vendet ku kultivonin bimët narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilu”, në vendin e quajtur “Vilu”, Velipojë, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit R. P., 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh Velipojë, Shkodër, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Obot”, në fshatin Obot, në vendin e quajtur “Zalli Bunës”, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit H. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Vijon puna puna për dokumentimin e plotë të këtyre 2 rasteve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME