Categories Lajme

Policia e Vlorës arreston hajdutin serial

Policia ka arrestuar një grabitës serial, dy shtetas të tjerë për shpërndarje të lë ndëve n arkotike dhe një 57-vjeçar i cili ushtronte d hunë ndaj nënës së tij. Në p rangat e policisë ka përfunduar shtetasin me iniciale Sh.C (59 vjeç) i cili akuzohet për 6 vjedhje të ndodhura në zonën e Finiqit. Gjithashtu uniformat blu kanë arrestuar edhe dy të rinj në Vlorë të cilët akuzohen për shpërndarje në d oza të vogla të l ëndëve n arkotike.

Njoftimi i plotë i policisë: DVP Vlorë/ Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale. Zbardhen dhe dokumentohen 6 vjedhje të ndodhura në Finiq, Sarandë. G oditet dhe një rast i shpërndarjes së lëndës n arkotike në doza të vogla në qytetin e Vlorës.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. C., 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se mengjesin e mbrëmjes së djeshme, ka vjedhur një shumë parash në dy banesa të ndryshme në pronësi të shtetases P. Ç, në Finiq, Sarandë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas gjithashtu është autori i dyshuar i katër vjedhjeve të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Finiq, më konkretisht: Më datë 24.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe disa vegla pune në banesën e shtetasit P. M; Më datë 11.07.2021, ka vjedhur 1 aparat celular të shtetases K. Y;
Më datë 07.08.2021, ka vjedhur disa orendi elektroshtëpiake në banesën e shtetases D. G;
Më datë 31.08.2021 ka vjedhur disa vegla pune në guroren e shtetasit F. Sh

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e shpërndarjes së lëndës arkotike në doza të vogla, arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 18 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin A. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit K. A, dhe gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. A, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, të cilën këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin e shpërndanin, në qytetin e Vlorës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, ndaluan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen A. T., 57 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Rr. M., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjëndje të d ehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME