Policia intesifikim të kontrolleve në Vlorë. Futja e qytetit bregdetar në harten e qyteteve me covid 19 dhe shtimi i rasteve ka shtuar kontrollet edhe nga policia. Dr i policisë së qarkut Vlorë Artion Duka ka konfirmuar se kontrollet janë shtuar kryesisht në bare dhe ambjente publike duke kërkuar nga qytetarët respektim të masave anti covid. Duka ka theksuar se policia ka listën dhe emrat e personave të infektuar në Vlorë të cilët janë nën monitorim. Vlora është me e riskuar aktualisht pasi janë disa vatra infeksioni. Duka ka theksuar se kontrollet do të vijojnë ndërsa nuk do të lejohet asnjë grumbullim i cfarë do lloji. Duke kërkuar edhe nga qytetarë respektim të të gjitha masave