Categories Lajme

“Pothuajse i gjithë personeli pozitiv”, reagon kreu i NJVKSH Elbasan

Drejtori Rajonal i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Xhevahir Budani ka reaguar në lidhje me një deklaratë të bërë pasditen e sotme nga ish-deputeti Luçiano Boçi i cili shprehej se pothuajse gjithë stafi i kujdesit parësor shëndetësor në Elbasan është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Budani pohon se nisur nga deklarata e Boçit, deri më sot nuk pasur asnjë punonjës nga NJVKSH Elbasan të prekur nga Covid-19 ndërsa sqaron se hetimi dhe gjurmimi epidemiologjik vijon pa ndërprerje. “Nisur nga nje lajm i rreme ju sqaroj se  deri sot nuk ka dhe nuk ka patur asnje punonjes nga NJVKSH Elbasan  te prekur nga COVID-19. Hetimi dhe gjurmimi epidemiologjik vazhdon pa nderprerje.”, thotë për mediat Budani.

Boçi shkruan se situata është në rënie të lirë, teksa fajëson autoritetet shëndetësore dhe neglizhencën e qeverisë lidhur me masat e marra për të pamundësuar përhapjen e virusit. “Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan. Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv. Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit. Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve. Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.

Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta. Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit. Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata”, thotë Boçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME