Categories Lajme

Pranga çiftit shqiptar në Itali, po planifikonin sulm terrorist në emër të ISIS

Një çift shqiptarësh me origjinë nga Kosova, kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se po përgatisnin të kryenin një sulm terrorist në Itali, sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA.

Më 15 qershor, njësia speciale e karabinierëve italianë, (ROS) që heton terrorizmin dhe krimin e organizuar, me mbështetjen e Komandës rajonale të Trentos, zbatuan një urdhër ndalimi ndaj dy të rinjve me origjinë shqiptare, pasi ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe po planifikonin të kryenin një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në Trentino, në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (IS).

Të dy personat në të njëzetat janë duke u hetuar për akuzat e komplotit me qëllim terrorizmi, përmbysje të rendit demokratik, regjistrim dhe trajnim për qëllime terrorizmi, përfshirë ato ndërkombëtare, raporton REL.

Ndaj burrit gjykata italiane ka vendosur masën e arrestit në shtëpi, me detyrim mbajtjen e byzylykut elektronik, ku monitorohet vendndodhja e tij.

Në vendimin për zbatimin e masës së arrestit shtëpiak, shpjegohet se ky vendim u përcaktua nga nevoja për të garantuar një rrugë të deradikalizimi të të dyshuarit, në të cilën familja e origjinës, e integruar plotësisht në strukturën shoqërore italiane, do të ketë një rol thelbësor.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, të integruar prej kohësh në kontekstin social, të punës dhe studimit, kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet. Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike që do përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese.

Sulmi i planifikuar do të ndodhte “sigurisht në Trentino, por nuk mund të themi më shumë”, shpjegoi kryeprokurori Sandro Raimondi.

Që nga koha e shpërthimit të konfliktit të armatosur në vitin 2011, më shumë se 350 shtetas kosovarë udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut. Në grupin e kosovarëve që udhëtuan drejt Sirisë, përveç burrave kishte gra dhe fëmijë.

Deri më tani nga Siria në Kosovë janë kthyer më shumë se 250 kosovarë. Kosova u bë një ndër vendet e para në botë që riatdhesoi në mënyrë të organizuar qytetarë të saj nga kampet e Sirisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME