Lajme

Presidenti Meta njeh Kuvendin e ardhshëm, thërret seancën e parë me 10 shtator

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën se kur do të thirret për t’u mbajtur seanca e parë e Kuvendit, me deputetet e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet e ditur se më 10 shtator në orën 10:00 nis mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Shqipërisë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI

D E K R E T PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË KUVENDIT TË PORSAZGJEDHUR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021,

D e k r e t o j:

Neni 1 Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 13207
Tiranë, më 01.09.2021

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: