Categories Lajme

“Presim lajme prej teje vëlla, jemi 4 veta me dy makina”- Takoheshin në hotele të njohura të kryeqytetit, zbardhen SMS-të mes anëtarëve të celulës terroriste, detaje

Anëtarët e MEK në Manëz kanë qenë shënjestër e anëtarëve të një celule terroriste, që po planifikonte të kryente një sulm në Shqipëri.

Gazetarja Klodina Lala ka siguruar për News24, mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të celulës terroriste, pjesë e dosjes hetimore në SPAK.

Në dosje thuhet se disa individë që flasin gjuhën turke kanë mbërritur në Tiranë dhe janë takuar me dy makina.

Sipas të dhënave në dosjen hetimore, takimet zhvilloheshin në hotele të njohura të Tiranës dhe kanë pasur si qëllim përgatitjen e sulmit.

“Kam dy ditë në Tiranë, do ta kryejmë punën e djalit të Hajit Pejman. Ne do lëvizim në drejtimin që na keni thënë ju. Po presim lajme prej teje vëlla. Jemi 4 veta që kemi ardhur këtu me dy makina. Kemi këtu dy ditë dhe shokët e tjerë i kemi sistemuar në hotel. Unë dhe shoku im jemi në hotelin tjetër”, thuhet në një prej mesazheve të shkëmbyera mes tyre.

Mehdi Abrishamshi numri dy i MEK dyshohet të ketë qenë shënjestra e celulës që po planifikonte të kryente sulme në Shqipëri.

Sipas të dhënave të SPAK, rezulton se Abrishamshi ka qëndruar në Shqipëri për një kohë të gjatë dhe dyshohet se ishte vënë në shënjestër të celulës. Anëtarët e celulës vëzhgonin lëvizjet e anëtarëve të MEK në Shqipëri për të planifikuar goditjen ndaj tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME