Lajme

Preu vajzën e tij 7-vjeçare në fyt me thikë, parukieri turk i VIP-ave shqiptarë: Të dua shumë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi të dielën. Parukieri Habip Ozturk ka vrarë vajzën e tij të mitur duke e prerë në fyt me thikë. Defne vetëm 7 vjeç ishte v iktimë e të atit.

Ky i fundit sipas mediave turke, vuante nga probleme psikologjike. Autori i krimi të rëndë pas ngjarjes tentoi të v riste edhe veten me të njëjtën t hikë që v rau edhe vajzën e tij.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Pendik të Stambollit, Turqi. Mendohet se Habip Ozturk e kreu krimin m akabër pasi ishte njoftuar se bashkëshortja e tij kishte nisur procesin e divorcit me të.

Parukieri turk i VIP-ave në Shqipëri v rau vajzën e tij/  Pak minuta para k rimit të rëndë ai kishte postuar në rrjetet e tij sociale foto me të bijën në të cilat shprehte dashurinë për të. “Të dua shumë vajza ime…”- shkruan ai në rrjetet sociale ndërkohë mësohet se pak orë më parë ai e mori Defnen nga gjyshërit duke i premtuar asaj se kishte një surprizë për të.

Parukieri punonte në Tiranë në një ndër sallonet më në zë të kryeqytetit. Ai prej disa muajsh ishte në Shqipëri dhe punonte dhe me VIP-a. Habip Ozturk ishte një ndër parukierët më të talentuar. Ai punonte në një sallon me turq të tjerë.

Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, Esat Cay, pronari i sallonit në Tiranë ku ka punuar autori i ngjarjes së rëndë.

Intervista: Për sa kohë ka punuar në Shqipëri? 3 muaj. Tha se vjehrra e tij ka ndërruar jetë e duhej të kthehej në Turqi. Tha se do vinte në Shqipëri, por tani nuk ka lajmëruar asgjë. I kam shkruar para 1 jave për gjendjen e tij, e pyeta a do kthehej, por nuk më ktheu përgjigje e asgjë.

Pse e pyete për gjendjen e tij? Është një tip asocial. Një djalë shumë i mirë. Tip i mbyllur, nuk është shoqëruar me askënd dhe nuk ka folur për jetën e tij private. Bënte punën e ikte në shtëpi. Nëse doja me pi një kafe me të, refuzonte e ikte në shtëpi.

Me kë jetonte në Tiranë? Me një koleg të sallonit, në një banesë bashkë. A ka folur për ndonjë problem në shtëpinë e tij, me bashkëshorten? Mua më ka thënë se ka borxh në Turqi, e për këtë kam ardhur në Shqipëri. Për problemin me shoqen e tij nuk më ka thënë gjë. Vetëm për anën financiare.

Ishte natyrë e qetë? Çfarë karakteri kishte? Shumë, shumë i qetë, veç tip asocial dhe i mbyllur. Kur bëja muhabet me të jepte përgjigje shumë të shkurtra. Nuk fliste shumë

Po për familjen? I kam thënë mund ta sjellësh familjen këtu për 3 muaj, e ke banesën. Por më tha ok vetëm, asgjë më shumë

A ju shokoi ky lajm? Unë atë ditë që ka ndërruar jetë vajza e vet ma dha lajmin një koleg. Lajm tragjik. Lajmet e këqija nuk kam qejf me i menduar shumë, se ndihem keq. Ishalla në gjenet vajza e vet.

Fliste në telefon me familjen? Gjatë ditës te puna, telefonin nuk e mbante në dorë. Ishte njeri i rregullt në punë, në shtëpi nuk e di.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close